Buxhetimi me pjesëmarrje në Rajonin Nr. 3, qytetarët propozojnë, bashkia investon

Buxhetimi me pjesëmarrje në Rajonin Nr. 3, qytetarët propozojnë, bashkia investon

Kronikë E Mërkurë, 22 Tetor 2025 10:20 Vijon procesi i Buxhetimit me Pjesëmarrje, një nismë e rëndësishme e Bashkisë Elbasan, ku qytetarët janë pjesë aktive e vendimmarrjes për investimet në komunitetet e tyre. Takimi i radhës u zhvillua në Rajonin Nr. 3, me një pjesëmarrje të gjerë të banorëve të zonës, të cilët shprehën interesin dhe angazhimin e tyre për projektet dhe investimet që pritet të realizohen në të ardhmen. Në fjalën e tij, Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, vlerësoi angazhimin e komunitetit, duke theksuar se prania e qytetarëve tregon besimin dhe bashkëpunimin e ndërtuar ndër vite përmes këtij procesi. “Prania juaj sot tregon se procesi i buxhetimit me pjesëmarrje ka fituar besimin e komunitetit dhe është një mekanizëm i rëndësishëm për zhvillimin e...