“I thashë s’ka kafe në këtë orë”, zbardhet dëshmia e kamerierit të lokalit ku ndodhi vrasja e dyfishtë

“I thashë s’ka kafe në këtë orë”, zbardhet dëshmia e kamerierit të lokalit ku ndodhi vrasja e dyfishtë

Për hetuesit është konsideruar një dëshmi kyçe ajo e kamerierit të lokalit në Manzë të Durrësit, ku pas një sherri për motive banale, dy të rinj u vranë. Ai tha se në momentin kur ndodh ngjarja ishin 5 veta në lokal. “Daniel Pepa erdhi në lokal dhe më kërkoi një kafe. Bashkë me Daniel Pepën ishte edhe një shok i tij. I thashë që nuk ta bëj dot kafenë se ekspresi kërkon kohë të ngrohet. Ekspresin e kisha fikur që në orën 00:00, më tej nuk shërbejmë. Kur i thashë se nuk ta bëj dot kafenë, Danieli më ofendoi. Ai ngulmoi t’ia bëja kafenë. Nuk i ktheva përgjigje, por ndërhyri Flori Paluçi. Flori Paluçi i tha Daniel Pepës që të mos më fyente. Paluçi dhe...