Trafikonin persona drejt SHBA për 40-45 mijë €, SPAK çon në gjyq 5 anëtarë të grupit kriminal

Trafikonin persona drejt SHBA për 40-45 mijë €, SPAK çon në gjyq 5 anëtarë të grupit kriminal

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetim për një rrjet kriminal të trafikut të paligjshëm drejt SHBA-ve, duke dërguar për gjykim 5 persona. Nga hetimet është  provuar, ekzistenca e një grupi  kriminal,  të përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë, ku drejtues është i pandehuri, Luc Melaj. Ky grup ka organizuar kalimin e paligjshëm përtej kufirit shqiptar të paktën 25 personave, të gjithë shtetas shqiptarë, të cilët kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin e SHBA-së. Kjo veprimtari kriminale, sipas SPAK, zhvilluar nga mesi i vitit 2022 deri në muajin korrik të vitit 2024, është kryer nga më shumë se tre persona dhe ka qenë e paramenduar, e mirëorganizuar dhe me ndarje rolesh konkrete. Takime që janë zhvilluar në Shqipëri, me personat që kanë kërkuar të udhëtojnë...