Vrasja e dyfishtë në lokal, flet banori: Njëri nga viktimat është kushëriri im, ngjarja na tronditi

Vrasja e dyfishtë në lokal, flet banori: Njëri nga viktimat është kushëriri im, ngjarja na tronditi

Një ngjarje e rëndë tronditi Manzën orët e para të kësaj të mërkure, ku si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, dy persona mbetën të vrarë, konkretisht Aranit Kurti, 23 vjeç, dhe Flori Paluçi, 33 vjeç, ndërsa u shpall në kërkim autori 21-vjeçar Daniel P. Një prej kushërinjve të të ndjerit Kurti, u shpreh i tronditur për tragjedinë, ndërsa thekson se 23-vjeçari ishte një djalë tepër pozitiv. “Ngjarja na ka tronditur rëndë. E kisha kushëri një prej tyre, Aranit Kurtin. Ishte shumë djalë i mirë. Kur marr vesh që ka ndodhur kjo ngjarje, e mora vesh nga televizori”, deklaroi kushëriri i 23-vjeçarit të ndjerë. Ndërsa punonjësi i karburantit në të cilën ndodhi ngjarja, u shpreh se është përballur me tragjedinë në momentin që ka...