“Flori ndërhyri për të më mbrojtur mua…”, zbardhet dëshmia e kamarierit për krimin e dyfishtë në Manzë

“Flori ndërhyri për të më mbrojtur mua…”, zbardhet dëshmia e kamarierit për krimin e dyfishtë në Manzë

Të tjera detaje bëhen me dije nga ngjarja e rëndë që tronditi zonën e Manzës mëngjesin e kësaj të mërkure, 22 tetor, ku dy të rinj, Flori Paluçi dhe Aranit Kurti mbeten të vrarë me armë zjarri. Kamarieri i përfshirë në konfliktin mes dy viktimave dhe autorit të shpallur në kërkim ka dhënë dëshminë e tij të parë për policinë, ku është shprehur se “Ishte ora rreth 1:45, në momentin e ngjarjes ishin 5 persona. D.P hyri i pari në lokal me shokun e tij dhe më kërkoi kafe, ekspresi ishte i fikur dhe u thashë që nuk shërbejmë kafe në këtë orë. Ai ma ktheu se ‘dua kafe patjetër’ dhe filloi të më fyente me fjalë të rënda. Nuk e vazhdova më bisedën por...