Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Qindra shkencëtarë, politikanë dhe personazhe të famshëm bëjnë thirrje për ndalimin e zhvillimit të “superinteligjencës” artificiale
Më shumë se 700 shkencëtarë, politikanë, sipërmarrës dhe figura publike – përfshirë edhe personalitete të njohura të djathtës amerikane si Steve Bannon dhe Glenn Beck – kanë kërkuar ndalimin e zhvillimit të një superinteligjence artificiale, me qëllim shmangien e rreziqeve të mundshme për njerëzimin. Iniciativa është ndërmarrë nga organizata Future of Life Institute me qendër në SHBA, e cila paralajmëron prej kohësh për pasojat e rrezikshme të inteligjencës artificiale (IA). Ata kërkojnë pezullimin e çdo përpjekjeje për krijimin e një inteligjence që i tejkalon aftësitë njerëzore, derisa të ketë konsensus shkencor dhe mbështetje publike për mënyrën e zhvillimit të saj në mënyrë të sigurt dhe të kontrolluar. Ndër firmëtarët janë figura të rëndësishme nga fusha e IA, si Geoffrey Hinton (fitues i Çmimit Nobel për...