Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Rriten sigurimet shoqërore, po pensionet?
Nga Fatos Çoçoli Në nëntëmujorin janar-shtator të këtij viti, të ardhurat e shtetit nga kontributet e sigurimeve shoqërore kanë shënuar një rritje të dukshme. Një shtim i fortë mbi 12 përqind, ose 148 milionë euro më tepër, krahasuar me janar-shtatorin e vitit të kaluar. Por ndërsa arka e sigurimeve shoqërore po mbushet më shpejt se më parë, pensionet mbeten pothuajse në vend. Dhe ngrihet natyrshëm pyetja: po shtohen kontributet, po përfitimet për pensionistët? Të dhënat e Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe Ministrisë së Financave tregojnë se gjatë këtij viti janë shtuar mbi 25 mijë të siguruar të rinj, falë punësimit të shtuar në sektorin privat, sidomos në turizëm. Në të njëjtën kohë, rritja e pagës minimale në 40 mijë lekë dhe rritjet graduale në pagat...