Empatia e diskutueshme për Nanon: duhet apo jo të na vijë keq për të?

Empatia e diskutueshme për Nanon: duhet apo jo të na vijë keq për të?

Një lloj empatie po shpërfaqet për Fatos Nanon këto ditë teksa ai ndodhet mes jetës e vdekjes prej gjendjes së rënduar shëndetësore. Rëndom, ai trajtohet apo gjykohet si një politikan liberal, pa iu vënë në peshore e mira apo e keqja shoqërore e tij në qeverisjen e vendit për aq sa qe në krye të saj. Po, mundet të ketë patur aspekte pozitive qeverisja e tij, siç vetë ai mund të ketë patur cilësi pozitive në karakter, njerëzor e politik bashkë, por mundet që negativja e tij të ketë prevaluar mbi pozitiven. Florian Haçkaj, një aktivist i njohur i diasporës, tiranas, së fundi dhe u përfolur si një kandidat i mundshëm për Bashkinë e kryeqytetit nga opozita, sjell faktin e zaptimit të shtëpisë së të...