Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Paqe e pamundur në Gaza? Diplomati amerikan: Ka ide të papajtueshme, por faza e parë mund të shpëtojë jetë…
Në një moment vendimtar për fatin e konfliktit në Gaza, Corriere Della Sera ka zhvilluar një intervistë me diplomatin amerikan Rob Malley, një nga negociatorët më me përvojë në çështjet e Lindjes së Mesme, i cili ka shërbyer në administratat Clinton, Obama dhe Biden. Së bashku me ish-negociatorin palestinez Hussein Agha, ai ka shkruar librin “Tomorrow is Yesterday” (E nesërmja është dje). Duke komentuar përpjekjet aktuale për një armëpushim dhe planin e propozuar prej Donald Trump, Malley ofron një analizë të thelluar mbi vështirësitë dhe potencialet e procesit paqësor. Sipas tij, megjithëse në terren ekzistojnë interesa të papajtueshme midis Izraelit dhe Hamasit, faza e parë e marrëveshjes, ndalimi i dhunës dhe lirimi i pengjeve, mund të zbatohet dhe të shpëtojë jetë. Megjithatë, Malley paralajmëron se paqartësitë afatgjata...