Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Sulme ajrore ruse në Ukrainë, viktima e të plagosur. Zelensky udhëton në Suedi për eksportet e mbrojtjes
Të paktën dy persona kanë vdekur në Kiev dhe 13 të tjerë janë plagosur në Zaporizhia pas sulmeve ruse në Ukrainë mbrëmjen e djeshme, thanë autoritetet lokale. Shpërthime u raportuan gjithashtu në Dniepër dhe në qytetin portual të Izmail. Moska nisi një sulm ajror në shkallë të gjerë kundër Ukrainës mbrëmë, me shpërthime që tronditën Kievin dhe qytete të tjera në të gjithë vendin. Sulmet erdhën menjëherë pasi Ukraina nisi raketat Storm Shadow kundër Rusisë. Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Kievit sulmi goditi uzinën kimike të Bryansk, e cila prodhon komponentë kryesorë për raketat ruse. Banorët e Kievit dëgjuan shpërthime në qytet rreth orës 1:10 të mëngjesit sipas kohës lokale, menjëherë pasi Forcat Ajrore lëshuan një paralajmërim për raketa. Disa shpërthime të tjera ndodhën afërsisht...