Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
E mërkura me mot të paqëndrueshëm, reshjet me intensitet të ulët deri në orët e pasdites
Ditën e mërkurë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme me reshje shiu, të cilat janë prezente prej orëve të mesnatës, fillimisht përgjatë vijës bregdetare e gradualisht në të gjithë territorin. Reshjet e shiut do të vijojnë të herëpashershme gjatë gjithë ditës me intensitet kryesisht të ulët, ndërsa lokalisht në zonën perëndimore e qendrore në pjesën e parë të ditës, reshjet parashikohen me intensitet deri mesatar në formë shtrëngatash me shkarkesa elektrike. Pas orëve të mesditës, reshjet e shiut do të vijojnë me intensitet kryesisht të ulët, ndërsa pas orëve të pasdites gradualisht reshjet do ndërpriten. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon që era të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë...