“Komandantët e UÇK mbahen peng”, Vangjeli: Është çështje kombëtare, shqiptarët të paguajnë për të lobuar te Trumpi

“Komandantët e UÇK mbahen peng”, Vangjeli: Është çështje kombëtare, shqiptarët të paguajnë për të lobuar te Trumpi

Analisti politik Lorenc Vangjeli, teksa ka komentuar protestën e zhvilluar në Tiranë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët ndodhen të burgosur në Hagë, ka theksuar se ndihma reale për ta duhet të vijë përmes një lobimi të strukturuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në emisionin “Trialog” me Alba Alishanin në RTSH, Vangjeli e cilësoi protestën si një simbol me shumë dimensione, që tejkalon politikën. “Protesta ishte një simbol i shumëfishtë dhe i parë në disa plane. E para, qëllimi i saj i deklaruar ishte të jepte një ndihmë morale katër komandantëve që mbahen peng padrejtësisht në Hagë. E dyta, më e rëndësishmja, tregoi se Tirana, Prishtina, Tetova – të gjithë shqiptarët – kanë kaluar politikën. Janë shumë më tepër se politika dhe...