Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Si nisi konflikti që shënoi dy viktima në Durrës, sherri me kamerierin për një kafe…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 01:45 të mëngjesit të sotëm pranë një karburanti në Durrës, ku një konflikt i çastit ka përfunduar me dy persona të vrarë. Sipas burimeve, konflikti ka nisur në një lokal , pasi klientët janë përplasur me stafin e lokalit, përfshirë edhe kamarierin. Mësohet se ekspresi i lokalit ishte fikur dhe kamarieri kishte njoftuar klientët se nuk mund të shërbehej më, pasi ambienti ishte pastruar dhe lokali ishte në mbyllje. Në debat e sipër ka ndërhyrë një tjetër klient i lokalit, shtetasi Flori Paluçi, i cili i ka kërkuar Daniel Pepës të ulte zërin dhe të mos konfliktohej me kamarierin. Përplasja verbale mes tyre ka vijuar brenda lokalit, ndërsa më pas palët kanë dalë jashtë, ku konflikti ka degjeneruar...