Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Binaj ‘ndez motorët’ e opozitës/ Hasimja zbulon prapaskenat nga takimet e PD-së
Politologu Ermal Hasimja ka zbuluar më shumë detaje nga takimet e Partisë Demokratike në mbështetje të kandidatit të tyre Florian Binaj. Hasimja tha se në mbledhjen e opozitës u diskutua edhe për bashkëpunimin dhe ndarjen e punëve midis partive. Politologu u shpreh optimist në bashkëpunimin e opozitës, teksa nënvizoi se pesë muaj më përpara askush s’do e besonte që forcat opozitare të ishin kaq të bashkuara. Intervista: Pyetje: Deri më sot jemi mësuar të të prezantojmë si analist politik, por tanimë mund të themi veprimtar politik. Si e vlerëson takimin e sotëm? Hasimja: Ishte një takim fillestar për të shprehur gatishmërinë, për të deklaruar dhe shpallur gatishmërinë e partive opozitare për të bashkëpunuar në këtë projekt të përbashkët që kanë në mbështetjen e Florian Binajt. Pra, ishte...