Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Situata/ “Luftë e madhe” për të siguruar një biletë për ndeshjen Slloveni-Kosovë
Federata e Futbollit e Sllovenisë njoftoi se i ka shitur të gjitha biletat për ndeshjen e 15 nëntorit ndaj Kosovës, që zhvillohet në Lubjanë. Por nuk janë shitur ende biletat që i takojnë Kosovës. Bëhet fjalë për 800 bileta, interesimi për të cilat është shumë i madh. Shumë mbështetës të Kosovës, nga vendi e nga shtete të ndryshme evropiane, shpresojnë të jenë në stadiumin “Stozhice”, ku përfaqësuesja mund ta sigurojë “play-off”-in e ndoshta të bëjë hap vendimtar drejt Botërorit 2026. Rreth 10 mijë qytetarë vlerësohet se janë të interesuar për ta përkrahur Kosovën në Slloveni. Për interesimin e madh të tifozëve të Kosovës të hënën kanë raportuar edhe në Slloveni. Udhëheqësi i tifo-grupit “Dardanët”, Lulzim Berisha, të martën për KOHËN ka thënë se ka interesim...