Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Frenohet rritja e dëmeve nga aksidentet për kompanitë e sigurimeve
Dëmet e paguara nga kompanitë për sigurimin e aksidenteve po rriten me ritme më të ngadalta gjatë këtij viti. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), për tetë muajt e parë të vitit kompanitë e sigurimit të jo-jetës kanë paguar 3.55 miliardë lekë dëme në klasat e përgjegjësive motorike ndaj palëve të treta.Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, dëmet në sigurimet e detyrueshme motorike janë rritur me 0.55%. Një vit më parë, rritja e dëmeve kishte qenë 36%.Efektin kryesor në frenimin e rritjes së shpenzimeve për dëme e ka dhënë Kartoni Jeshil. Shpenzimet për dëmet e shkaktuara nga mjetet shqiptare jashtë vendit për tetë muajt e parë të vitit kanë rënë me 31.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të...