“Po si mund të quhet sulm fenomenal me Zhegrovën dhe Opendën”?! Ish-lojtati italian mendon ndryshe: Shikojmë Politanon dhe na duket Zhegrova si Robeni

“Po si mund të quhet sulm fenomenal me Zhegrovën dhe Opendën”?! Ish-lojtati italian mendon ndryshe: Shikojmë Politanon dhe na duket Zhegrova si Robeni

Juventusi ka shtuar tre emra të rinj në repartin e sulmit, teksa Zhegrova, Openda dhe Dejvidi i janë bashkuar bardhezinjve këtë verë. Sulmi i “zonjës së vjetër” vlerësohet në opinionin sportiv si një ndër më të mirët në Serinë A. Por Paolo Di Kanio nuk ndan të njëjtin mendim. Ish-futbollisti italian ka deklaruar për “Sky Sport” se niveli i dobët i kampionatit italian bën që futbollistët e ardhur te Juventusi të shihen si lojtarë fenomenalë. “Thoni që Juventusi ka një sulm fenomenal? Openda dhe Zhegrova janë një sulm fenomenal? Po si mund të thuhet sulm i shkëlqyer me Opendën dhe Zhegrovën?! Djema, unë e kuptoj që në Itali ka pak (sulmues të mirë) dhe kur vjen diçka duket si një gjë e madhe, por… Openda...