Irini Qirjako: Nënës i përulem 100 herë, në shtëpinë tonë këndohej

Irini Qirjako: Nënës i përulem 100 herë, në shtëpinë tonë këndohej

Në emisionin “A Show”, këngëtarja e mirënjohur Irini Qirjako rikthehet përballë publikut me një rrëfim të sinqertë mbi rrugëtimin e saj artistik dhe jetën përtej skenës. Artisja që prej dekadash është bërë sinonim i muzikës shqiptare, flet për rrënjët, dashurinë ndaj publikut dhe për artin që, siç thekson ajo, “nuk njeh kohë”. E diplomuar në Akademinë e Arteve, Qirjako ka qenë për vite me radhë soliste në Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Popullore, duke përfaqësuar Shqipërinë në shumë festivale ndërkombëtare nga Evropa në Amerikë. Me një karrierë që ka kaluar kufijtë, ajo është nderuar me çmime të shumta kombëtare e ndërkombëtare dhe konsiderohet një nga zërat më përfaqësues të artit shqiptar në botë. Gjatë bisedës me moderatorin Adi Krasta, Qirjako ndalet tek fillimet e saj,...