Anullimi i beftë/ Vijareal-Barça nuk luhet në Majemi, te Reali duartrokasin

Anullimi i beftë/ Vijareal-Barça nuk luhet në Majemi, te Reali duartrokasin

Pas betejës për të luajtur në Majemi më 20 dhjetor, Vijareal- Barcelona është anuluar. Njoftimi u bë i ditur nga La Liga e cila për shkaqe sigurie në vend, por dhe konsultimin me organizatorin, ka mbyllur shtigjet e fluturimit përtej Atlantikut. Kështu edhe pse UEFA aprovoi (mori kritika të shumëta nga shumë klube e protagonistë të botës së futbollit) dy ndeshjet e La Liga-s dhe Serie A, me gjasë vetëm Komo- Milan do të zhvillohet në Australi. Joan Laporta, dje: “Nuk më intereson çfarë thotë Real Madridi. Ata mund të thonë çfarë të duan. Ndeshja kundër Villarreal do të luhet në Miami, dhe kaq.” Ndërkaq, dy javë më parë, Unioni AFE (Shoqata Spanjolle e Futbollit) pati thirrur LaLiga-n dhe dy klubet e përfshira në një...