Samiti i Procesit të Berlinit mbahet nesër në Londër, zbardhet agjenda

Samiti i Procesit të Berlinit mbahet nesër në Londër, zbardhet agjenda

Samiti i Procesit të Berlinit do të mbahet nesër në Londër. Fokusi i këtij samiti do të jetë promovimi i bashkëpunimit rajonal, rritja e sigurisë dhe rritja ekonomike. Ndërkohë është zbardhur edhe agjenda e samitit që nis me mbërritjen e delegacioneve pjesëmarrëse nga kryeministri britanik, Keir Starmer në orën 14:20. Më pas do të vijohet me pritjen nga Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar në Leaders Lounge dhe me foton familjare te liderëve të vendeve pjesëmarrëse. Në orën 15:00 nis seanca plenare, ndërsa do të organizohen dy panele të liderëve të Ballkanit Perëndimor më tema “Ambicia dhe Vizioni Strategjik” dhe “Rritja, Migrimi dhe Siguria”. Në orën 16:00 shënohet dhe mbyllja e seancës plenare. Shqipëria do të përfaqësohet nga kryeministri Edi Rama, ndërsa nga Kosova...