“E vërteta e madhe”, Berisha zbulon emra: Ky ishte njeriu që e dërgoi Fatos Nanon në burg

“E vërteta e madhe”, Berisha zbulon emra: Ky ishte njeriu që e dërgoi Fatos Nanon në burg

Ish-kryeministri dhe ish-presidenti Sali Berisha ka rrëfyer një nga episodet më të debatueshme të tranzicionit shqiptar – arrestimin e ish-kreut të Partisë Socialiste, Fatos Nano, në fillim të viteve ’90. Në një intervistë televizive, Berisha dha versionin e tij të ngjarjeve, duke mohuar çdo ndikim politik në burgosjen e rivalit të tij socialist. “Asnjë akuzë nuk i erdhi Fatos Nanos nga Sali Berisha,” – deklaroi prerazi ish-presidenti, duke theksuar se procesi ndaj Nanos u nis nga deputeti Shane Korbeci dhe mori formë pas hetimeve të drejtësisë italiane, e cila, sipas tij, “zbuloi një aferë të madhe korrupsioni”. Berisha kujtoi se vendimi për heqjen e imunitetit të Nanos ishte ndër më masivët në historinë parlamentare të Shqipërisë, me 104 vota pro, përfshirë edhe ato të deputetëve...