Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Ish-shefi i Rrugores: Pse të kthehem për 1 mln lekë rrogë në polici? Këtu shteti të hedh në rrugë
Ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit, Krenar Ahmeti, ka folur hapur për gjendjen e trupës policore dhe mungesën e motivimit brenda sistemit. I ftuar në emisionin Off the Record, Ahmeti tha se Policia shqiptare ka të gjitha mjetet ligjore për të luftuar krimin, por mungon vullneti për të vepruar. “Policia shqiptare i ka të gjitha strukturat, nuk ka nevojë as për SPAK-un. Ka kuadër ligjor, ka kod të procedurës, ka OPGJ-të e veta. Po të dojë të veprojë, mundet, por s’ka vullnet,” deklaroi ai. I pyetur se nga do ta niste luftën ndaj krimit nëse do të ishte sot në krye të Policisë së Shtetit, Ahmeti dha një përgjigje të sinqertë: “As unë nuk kam vullnet. Kur ky shtet hedh miliona për të arsimuar njerëzit dhe...