PSG luan tenis ndaj Leverkusen, Napoli turpërohet në Holandë. Inter dhe Dortmund bindin në transfertë (video)

PSG luan tenis ndaj Leverkusen, Napoli turpërohet në Holandë. Inter dhe Dortmund bindin në transfertë (video)

PSG ka marrë fitoren e tretë rresht në Champions League, duke fituar 2-7 në transfertë ndaj Leverkusen. Në sfidën e luajtur në BayArena, nuk munguan golat e shumtë, kartonët e kuqtë dhe penalltitë. Kampionët në fuqi të Europës gjetën golin që në minutën e 6-të, Nuno Mendes kroson, William Pacho shënon me kokë. Në minutën e 25-të, Leverkusen pati shansin e artë për të barazuar shifrat, por Alejandro Grimaldo gabon nga pika e bardhë e penalltisë, topi u përplas në shtyllë. Në minutën e 32-të, Robert Andrich ndëshkohet direkt me karton të kuq për goditje me bërryl ndaj Desire Doue. Në minutën e 37-të, PSG mbetet po ashtu me 10 lojtarë, pas faullit të Ilya Zabarnyi, si lojtar i fundit. Aleix Garcia barazon shifrat nga...