“13 indikatorë për kancerin nuk funksionojnë”, mjeku: Jemi të fundit për trajtim të keq, rastet e reja në rritje

“13 indikatorë për kancerin nuk funksionojnë”, mjeku: Jemi të fundit për trajtim të keq, rastet e reja në rritje

Mjeku Gazment Koduzi i ftuar në Log, ka denoncuar problemet e trajtimit të pacientëve me tumor në Shqipëri, që lidhen me buxhetin e vogël që akordohet prej qeverisë. Koduzi tha se ndryshe nga vendet e rajonit, Shqipëria është e fundit sa i takon aksesit në barnat e reja, por teksa qeveria pranon se shëndetësia ka kosto, buxheti vijon të jetë jo i duhuri. Sipas mjekut Koduzi, rastet e reja me tumor po rriten por mungon funksionimi i indikatorëve të cilët do të siguronin për këtë kategori pacientësh trajtim efikas. “Kur flasim për incidencën do të thotë të kapim rastet në kohë, por për këtë duhet të funksionojnë13 indikatorë që ne nuk i kemi. Ne themi ka ose jo kancer. Ka një numër të madh rastesh...