Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
‘21 Janari’ ende pa drejtësi! Arben Meçe: Strasburgu foli hapur, është vrasje shtetërore
Analisti Arben Meçe, u ndal tek çështjet të cilat edhe sot nuk kanë marrë zgjidhje siç është edhe ‘21 janari’, ku u vranë 4 protestues në Bulevard, në kohën kur në qeveri ishte Sali Berisha. Ai tha se kjo çështje është ende pa drejtësi, ndërsa Strasburgu e cilësoi si një vrasje shtetërore. ‘21 janari është rasti më ideal për të kuptuar çfarë do të thotë pavarësi e sistemit se si një prokurore manipulohet nga politika. Tek 21 janari është ajo që e kualifikoi veprën penale si vrasje nga pakujdesia duke e deformuar komplet çështjen. Ishte ajo që orkestronte procesin hetimor dhe ishte ajo në krye të grupit në produkt solli një dështim të madh të asaj çështje, që ishte një çështje shumë e rëndësishme. Por...