Vajza e Antonio Banderas dhe Melanie Griffith martohet në Spanjë

Vajza e Antonio Banderas dhe Melanie Griffith martohet në Spanjë

Vajza e aktorit të famshëm Antonio Banderas dhe aktores Melanie Griffith, Stella Banderas, u martua të shtunën, më 18 tetor, në një ceremoni madhështore të zhvilluar në manastirin Retuerta Le Domaine Abbey, në Valladolid të Spanjës. Aktorin 65-vjeçar e pushtuan emocionet, teksa e pa vajzën e tij të vetme të veshur si nuse. “Të shoh vajzën time të veshur si nuse është një nga momentet më të bukura të jetës sime. Do të jem babai i nuses, dhe këtë rol e marr përsipër me gjithë emocionin e botës,” – u shpreh Banderas për revistën ¡Hola! pak para dasmës. Stella dhe partneri i saj prej shumë vitesh, Alex Gruzinski, u fotografuan duke mbajtur duart dhe duke buzëqeshur. Nusja dukej e mrekullueshme me një fustan dantelle me...