Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Pas arrestimit të Ulian Barjamit, avokatët përshkallëzojnë qëndrimin. Kërkojnë bojkot privat në nismën anonime
Pas arrestimit të Ulian Barjamit, disa avokatë kanë ndërmarrë një nismë për bojkot pa afat, e duke i kërkuar kështu mbledhje Dhomës së Avokatisë. Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se kërkesa po shpërndahet në numrat e telefonave të avokatëve. Më poshtë po ju paraqesim kërkesat, pjesë e dokumentit që po qarkullon në telefonat e avokatëve: Bllokimin, nëpërmjet bojkotit pa afat, të të gjitha proceseve civile dhe penale, si në hetim dhe në gjykim, në të gjitha shkallët, përfshi edhe proceset në Gjykatën Kushtetuese duke përjashtuar nga efektet e këtij bojkoti pjesmarrjen në çështjet penale me objekt caktimi, ndryshimi, zëvendësimi dhe shuarje e masave të sigurimit, deri në përmbushjen e këtyre kushteve: -të vendoset menjëherë mosfillimi i procedimit penal të regjistruar në mënyrë të...