Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Gazetari italian: Mafia shqiptare, strukturë e fshehtë dhe elastike si ‘Ndragheta’
Gazetari dhe autori italian Nello Trocchia, i njohur për investigimet mbi krimin e organizuar, ka analizuar strukturën dhe mënyrën e funksionimit të mafias shqiptare, duke e krahasuar me ‘Ndragheta-n’ e Kalabrisë. I ftuar në A2 CNN, Trocchia u shpreh se mafia shqiptare ka rrënjë të forta familjare dhe komunitare, gjë që e bën të ngjashme me organizatat kriminale më të fuqishme italiane. “Ajo është më shumë familjare, me lidhje të ngushta brenda komuniteteve lokale,” – tha gazetari italian. Sipas tij, ndryshe nga strukturat klasike mafioze me hierarki të qartë, grupet shqiptare funksionojnë në formë celulash të vogla, të cilat bashkohen përkohësisht gjatë konflikteve dhe më pas zhduken pa lënë gjurmë. “Disa hetues që kanë studiuar këtë fenomen më kanë treguar se celulat shqiptare i ngjajnë...