Binaj “ndez motorët” e opozitës, Hasimja zbulon prapaskenat nga takimet e PD-së

Binaj “ndez motorët” e opozitës, Hasimja zbulon prapaskenat nga takimet e PD-së

Politologu Ermal Hasimja ka zbuluar më shumë detaje nga takimet e Partisë Demokratike në mbështetje të kandidatit të tyre Florian Binaj. Në një lidhje të drejtpërdrejtë në televizionin kombëtar Vizion Plus me moderator Aleksandër Furxhi, Hasimja tha se në mbledhjen e opozitës u diskutua edhe për bashkëpunimin dhe ndarjen e punëve midis partive. Politologu u shpreh optimist në bashkëpunimin e opozitës, teksa nënvizoi se pesë muaj më përpara askush s’do e besonte që forcat opozitare të ishin kaq të bashkuara. INTERVISTA E PLOTË: Deri më sot jemi mësuar të të prezantojmë si analist politik, por tanimë mund të themi veprimtar politik. Si e vlerëson takimin e sotëm? Hasimja: Ishte një takim fillestar për të shprehur gatishmërinë, për të deklaruar dhe shpallur gatishmërinë e partive opozitare...