Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Ish-prokurori ngre alarmin: Në Durrës e Gjirokastër nuk po kapet më asnjë gram drogë, diçka nuk shkon!
Ish-kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Eugen Beçi, ka ngritur një alarm të fortë lidhur me moskapjen e lëndëve narkotike në vend. I ftuar në emisionin Off the Record me Andrea Danglli në A2 CNN, Beçi deklaroi se pavarësisht rritjes së përdoruesve, policia shqiptare nuk po arrin të zbulojë më asnjë sasi droge në kufij. “Policia shqiptare dhe organet ligjzbatuese nuk kanë asnjë dijeni mbi aktivitetin e shtetasve shqiptarë jashtë vendit. Kemi infrastrukturë ligjore që lë për të dëshiruar,” tha ish-prokurori. Sipas tij, që prej vitit 2022, nuk është kapur asnjë sasi droge në pikat kufitare kryesore të vendit.“Kemi disa muaj që diskutojmë se si ka mundësi që në kufijtë e Shqipërisë nuk po kapet më lëndë narkotike. Si ka mundësi që në portin e Durrësit...