Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Dështon takimi Putin-Trump në Budapest?!
Sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë, aktualisht “nuk ka plane” për një takim të menjëhershëm mes presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin, pavarësisht deklaratave të fundit të republikanit se një samit mes tyre do të zhvillohej brenda dy javësh në Budapest për të diskutuar mbi luftën në Ukrainë. Javën e kaluar, Trump kishte paralajmëruar se një takim i tillë do të ndodhte së shpejti, por sipas BBC planet duket se janë pezulluar. Një takim përgatitor mes Sekretarit të Shtetit amerikan, Marco Rubio dhe ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ishte parashikuar të mbahej këtë javë, por Shtëpia e Bardhë njoftoi se një “telefonatë produktive” mes tyre e kishte bërë të panevojshëm takimin. Nuk janë dhënë detaje shtesë për arsyet e shtyrjes së bisedimeve. Trump kishte diskutuar idenë e një samiti në Budapest gjatë një...