Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Dështojnë negociatat për takimin Putin-Trump në Budapest? Shtëpia e Bardhë bën deklaratën e papritur
Zyrtari i Shtëpisë së Bardhë thotë se nuk ka plane të menjëhershme për takim Trump-Putin… “Nuk ka asnjë plan që Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, të takohet me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, në të ardhmen e afërt”, deklaroi një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, sipas BBC. Të enjten e kaluar, Trump tha se ai dhe presidenti rus do të zhvillojnë bisedime në Budapest brenda dy javësh për të diskutuar luftën në Ukrainë. Një takim përgatitor midis Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, dhe homologut të tij rus, Sergei Lavrov, ishte planifikuar të mbahej këtë javë, por Shtëpia e Bardhë tha se të dy kishin pasur një telefonatë “produktive” dhe se një takim nuk ishte më “i nevojshëm”. Shtëpia e Bardhë nuk dha më...