30-vjeçarja në Korçë denoncon vjehrrin në polici: Ka abuzuar seksualisht me mua

30-vjeçarja në Korçë denoncon vjehrrin në polici: Ka abuzuar seksualisht me mua

Një 30-vjeçare e cila dyshohet se vuan nga problemet e shëndetit mendor, ka kallëzuar në Policinë e Korçës se vjehrri i saj e ka përdhunuar. Mësohet se e reja ka bërë denoncimin, duke thënë se 2 muaj më parë vjehrri i saj ka abuzuar seksualisht me të. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi ka kallëzuar një 30-vjeçare që dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, se 2 muaj më parë, vjehërri i saj ka abuzuar seksualisht me të. Në drejtimin e Prokurorisë, po punohet për verifikimin e kallëzimit”, njoftoi policia.