Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
3 vatra zjarri aktive në masivin pyjor në Mallakastër, kryebashkiaku apel për ndërhyrje nga ajri
Tre vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në masivin pyjor të Lofkëndit në Mallakastër ku terreni i vështirë pamundëson ndërhyrjen mjeteve zjarrfikëse. Kryebashkiaku i Mallakastrës Qerim Ismailaj , pohon se përballë kësaj situate vetëm ndërhyrja nga ajri mund të bëjë të mundur izolimin e plotë të flakëve të cilat përhapen me shpejtësi të favorizuara nga era. Qerimaj pohon gjithashtu se në këtë ditë të tretë të përballjes me flakët, në terren janë angazhuar 11 mjete zjarrfikëse dhe rreth 130 forca zjarrfikëse , të ushtrisë dhe strukturave bashkiake ndërsa thekson se sipërfaqja e përshkuar nga zjarri përllogaritet në 40 ha , kryesisht pisha të mbjella në vitet 70- 80- të. Po sipas tij menjëherë pas neutralizimit të plotë të zjarrit , komisionet e verifikimit do të...