Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘3 milionë euro në muaj për 2-3 orë përdorim në javë’/ Qytetarët ngrejnë alarmin, Vlora proteston kundër TEC-eve lundruese
Një protestë u zhvillua mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës, ku dhjetëra qytetarë dhe aktivistë mjedisorë iu bashkuan thirrjes së Aleancës për Vlorën kundër dy TEC-eve lundruese të ankoruara në zonën e Triportit. Protestuesit marshuan me pankarta dhe mesazhe kundërshtuese, duke ngritur alarmin për ndikimin e këtyre njësive në mjedis dhe ekonomi. Sipas aktivistëve, TEC-et ndotin detin dhe ajrin e qytetit bregdetar, ndërkohë që kostot e mbajtjes së tyre janë tejet të larta për buxhetin e shtetit – deri në 3 milionë euro në muaj – për një përdorim të kufizuar prej vetëm 2 deri në 3 orë në javë. Ambientalisti i njohur Lavdosh Ferruni, i pranishëm në protestë, i cilësoi TEC-et si “një aferë e rrezikshme dhe e pajustifikueshme”, duke kërkuar ndërprerjen e...