“3-4 subjekte kanë marrë peng hapësirën komunitare”, Rama: Çdo hapësirë do t’i kthehet komunitetit

“3-4 subjekte kanë marrë peng hapësirën komunitare”, Rama: Çdo hapësirë do t’i kthehet komunitetit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me situatën e zaptimit të hapësirave komunitare, duke publikuar një video në Facebook ku denoncon veprimin e disa subjekteve që, sipas tij, kanë marrë peng këto hapësira të rëndësishme për jetën e përditshme të banorëve. Rama thekson nevojën për rivendosjen e kufirit mes të drejtës dhe të paligjshmes në hapësirat publike, duke siguruar se këto zona do t’i kthehen komunitetit, me qëllim mbrojtjen e interesave të familjeve, të moshuarve dhe fëmijëve që jetojnë në zonat përreth. “3 – 4 subjekte kanë marrë peng tërë hapësirën komunitare dhe pyetja për disa komentatorë që qajnë hallin...