Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
VIDEO/ Përplasen ‘kokë më kokë’ dy makina në Qafë Plloçë, njëra përfshihet nga flakët
Një aksident i fortë ka ndodhur pak më parë në aksin rrugor Pogradec - Korçë ne vendin e quajtur Qafë Plloçë. Sipas burimeve për SYRI-n, dy mjete janë përplasur kokë më kokë, ku njëri prej tyre pas përplasjes është përfshirë nga flakët (mjet me benzinë). Si pasojë e aksidentit janë regjistruar vetëm dëme matëriale, ndërsa drejtuesit e mjeteve ia kanë dalë të dalin nga mjetet në kohë duke shmangur kështu nje tragjedi. Në vendngjajre ndodhet grupi hetimor dhe pritet të zbardhi shkaqet e aksidentit. Ndërkohë nuk ka persona të dëmtuar sipasojë e këtij aksidenti.