Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Aksident në Qafë Plloçë/ Makinat përplasen “kokë më kokë”, “Benz”-i shpërthen në flakë
Një aksident i rëndë automobilistik është shënuar pasditen e kësaj të marte në aksin rrugor Pogradec–Korçë, në zonën e Qafë Plloçës. Sipas të dhënave paraprake, dy automjete janë përplasur “kokë më kokë”, dhe si pasojë e përplasjes, njëri prej mjeteve, një “Benz” me benzinë, ka shpërthyer në flakë. Fatmirësisht, nuk ka pasur viktima apo të lënduar rëndë. Drejtuesi i mjetit “Benz” ka arritur të dalë në kohë nga automjeti, duke shmangur një tragjedi të mundshme. Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe zjarrfikëses, të cilat kanë shuar flakët, ndërsa mjeti është djegur thuajse plotësisht. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.