UEFA Youth League: Skënderbeu U19 barazon ndaj Aston Villa, ndeshja e kthimit më 5 nëntor

UEFA Youth League: Skënderbeu U19 barazon ndaj Aston Villa, ndeshja e kthimit më 5 nëntor

21 Tetor 2025 18:45 Telesport Skënderbeu U-19 luajti sot ndeshjen ndaj Aston Villa U-19 në stadiumin “Skënderbeu” të Korçës, duke barazuar me rezultatin 1–1 në takimin e parë të raundit të dytë të UEFA Youth League. Korçarët, të drejtuar nga trajneri Edmir Osmanllari, zhvilluan një ndeshje shumë të mirë përballë një kundërshtari me emër, duke treguar forcën e tyre gjatë gjithë sfidës. Skuadra angleze kaloi e para në avantazh në minutën e 37-të me anë të Wilson, por Skënderbeu reagoi menjëherë dhe arriti të barazojë rezultatin në minutën e 40-të me golin e Ensar Beqirit, pas një aksioni të bukur të ndërtuar nga Oppong. Pavarësisht përpjekjeve të të dyja skuadrave në pjesën e dytë, rezultati mbeti i pandryshuar 1–1, duke lënë gjithçka të hapur për...