Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
BE: Mbështesim përpjekjet e Trump, jemi kundër lëshimit të territorit ukrainas
Presidenti i Ukrainës dhe udhëheqësit evropianë akuzuan sot presidentin rus, Vladimir Putin se po vonon kohën në përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund pushtimit të Ukrainës dhe kundërshtuan çdo lëvizje për të detyruar Kievin të dorëzojë territorin e pushtuar nga forcat ruse në këmbim të paqes, siç ka sugjeruar herë pas here presidenti i SHBA-së Donald Trump. Tetë udhëheqës evropianë, si dhe zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian thanë në një deklaratë të përbashkët, se kanë ndërmend të vazhdojnë me planet për të përdorur miliarda dollarë euro të Moskës në asete të ngrira jashtë vendit për të ndihmuar Kievin të fitojë luftën, pavarësisht disa dyshimeve në lidhje me ligjshmërinë dhe pasojat e një hapi të tillë. Në deklaratë, ata shprehën mbështetje për përpjekjet e Trump...