Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Ish-deputetja e PD e emëruar Drejtoreshë Spitali, zbulohen lidhjet familjare të Zheni Gjergji me PS-në
Ish- deputetja e Partisë Demokratike dhe ish-kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë në Kuvend, Zheni Gjergji është emëruar Drejtoreshë e Spitalit në Elbasan. Lajmin e ka bërë të ditur vetë mjekja në rrjetin e saj social Facebook ku shprehet se nuk ishte nje zgjedhje e lehtë politike, por një vendim thellësisht profesional dhe njerëzor. Por duket se përveç një vendimi profesional dhe njerëzor ish deputetes së PD-së i kanë bërë “qokën” familjarë të saj të ngushtë në radhët e deputetëve të PS-së në Elbasan. Teksa ndarja e posteve të drejtorëve rajonalë ka marrë të gjithë vëmendjen paszgjedhore në qarqe, dhe karakterizohet nga një “luftë” e brendshme, duket se shumë e thjeshtë ishte zgjedhja e zonjës Gjergji në krye të Spitalit Rajonal të Elbasanit. Në këtë mënyrë...