Dialogu me Serbinë, Rama i qëndron dashurisë për Vuçiçin, gjen problem Kosovën

Dialogu me Serbinë, Rama i qëndron dashurisë për Vuçiçin, gjen problem Kosovën

Kryeministri Edi Rama, mori pjesë në panelin e organizuar nga Chatham House me temën “Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Europian”. Në fokus të diskutimit ishte edhe çështja e Kosovës dhe sfidat e saj në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Pyetur rreth situatës së Kosovës dhe kërkesave të Bashkimit Europian për zgjidhje të çështjeve territoriale para përparimit në anëtarësim, Rama theksoi se nuk ekzistojnë probleme territoriale mes Kosovës dhe fqinjëve të saj. “Territori i Kosovës është i përcaktuar dhe i njohur. Kosova është një republikë e re demokratike, e njohur nga fuqitë më të mëdha botërore. Nuk shoh asnjë problem në këtë drejtim,” u shpreh Rama. Megjithatë, kryeministri theksoi se përgjegjësia për përparimin e Kosovës qëndron te vetë ajo, duke shtuar se “Kosova duhet të harrojë Serbinë dhe të përmbushë...