A mban përgjegjësi opozita nëse humb Binaj në zgjedhje? Ja si përgjigjet  Korreshi

A mban përgjegjësi opozita nëse humb Binaj në zgjedhje? Ja si përgjigjet Korreshi

Deputeti Saimir Korreshi në një emision televiziv, i pyetur për fushatën zgjedhore që po zhvillon në Tiranë kandidati i opozitës, Florian Binaj, tha se nga ana e strukturave të PD ka nisur organizimi i takimeve elektorale në mbështetje të Binajt. Por, Korreshi tha se nga ana e PD është respektuar strategjia e kandidatit të pavarur që mbështet opozita, për të mos dalë në takime me deputetët dhe krerët e partive. “Kjo është një zgjedhje individuale e tij. Përderisa këtë ide e “përqafoi” dhe kreu i PD, mesazhi që ka dhënë kryetari ka qenë për gjithë strukturat se do e mbështesim duke e lënë atë në mënyrën si do të bëjë fushatë. Unë mendoj se Binaj ka qenë prurje e mirë, ka patur entuziazëm, ndoshta janë...