A duhet të hetojë SPAK Xhaçkën dhe bashkëshortin e saj? Pretendimet e Belerit përfundojnë në Gjykatën e Lartë

A duhet të hetojë SPAK Xhaçkën dhe bashkëshortin e saj? Pretendimet e Belerit përfundojnë në Gjykatën e Lartë

Pretendimet e Alfred Belerit, nëse SPAK duhet të hetojë ose jo ish-ministren Olta Xhaçka dhe bashkëshortin e saj, Artan Gaçi, do të shqyrtohen nga Gjykata e Lartë.  Kjo gjykatë vendosi sot të kalojë për shqyrtim në seancë gjyqësore rekursin e bërë nga Alfred Beleri, kundër vendimit të Apelit të Posaçëm, që konfirmoi qëndrimin e SPAK për të mos regjistruar hetim ndaj Xhaçkës e Gaçit.  Seanca gjyqësore, që do të relatohet nga gjyqtari Sokol Binaj, është planifikuar më 18 nëntor.  Vendimi i SPAK për mosfillim hetimi u kundërshtua nga Beleri në Gjykatën e Posaçme, që në prill urdhëroi SPAK të regjistronte hetim. Por vendimi u ankimua nga SPAK në Apelin e Posaçëm, që rrëzoi Shkallën e Parë në 14 maj, duke në fuqi qëndrimin e Strukturës së Posaçme.