“Po ndërtojnë hotel brenda spitalit ‘Nënë Tereza’”, Alimehmeti ‘godet’ qeverinë: Pacientët pa ilaçe, buxheti i..

“Po ndërtojnë hotel brenda spitalit ‘Nënë Tereza’”, Alimehmeti ‘godet’ qeverinë: Pacientët pa ilaçe, buxheti i..

Mjeku dhe deputeti i Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, ka akuzuar qeverinë për mosveprim ndaj mungesës së medikamenteve në vend, veçanërisht atyre onkologjike, duke e cilësuar situatën si alarmante. Në një intervistë televizive, ai deklaroi se qytetarët e kanë shumë të qartë mungesën e barnave jetike, ndërsa ekzekutivi jo vetëm që nuk po reagon, por edhe po refuzon t’i përgjigjet kërkesave zyrtare të opozitës për debat parlamentar mbi këtë krizë.“Qeveria refuzon t’i përgjigjet jo vetëm kërkesës sonë zyrtare, por edhe njerëzve që protestojnë në shesh. Nga krahu tjetër, ajo vazhdon të mos prokurojë medikamentet që nevojiten”, u shpreh Alimehmeti. Deputeti demokrat theksoi se në sistemin shëndetësor nuk ka më vend për diskutime politike, por për veprime konkrete, pasi mijëra pacientë janë pa trajtime dhe protokolle të...