Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Anëtarësimi në BE, Rama del me tezë të re në Londër: Shqipëria pjesë e Unionit edhe pa të drejtë vetoje
Shqipëria pret që brenda pak kohësh të hapë të gjithë kapitujt e negociatave me Bashkimin Europian dhe sipas planit të Tiranës zyrtare diskutimi i tyre do të mbyllet brenda dy viteve të ardhshme. Teksa synimi kryesor është që anëtarësimi me të drejta të plota në Union të ndodhë brenda vitit 2030, kryeministri Edi Rama ka dalë sot me një tezë të re. Shqipëria është gati të pranojë të anëtarësohet në BE edhe duke hequr dorë nga e drejta e vetos për vendimmarrjet që do të bëhen në Bruksel. Duke folur në një panel të organizuar në Londër me temë “Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Europian”, Rama tha se vendet e BE-së sot janë në të drejtën e tyre kur mendojnë se kushdo nga anëtarët mund të...