Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Shalli i Enverit, ‘çlirues’ i drejtësisë politike
Nga Basir ÇollakuNjë konferencë me përfaqësi të Komisionit të Venecias për drejtësinë, zgjedhjet dhe çështje të shumta të ligjit në Tiranë, në kuadër të shumëvjetorit të bashkëpunimit më Këshillin e Europës, solli denoncimet e saj, ku realiteti nuk gënjen dot fantazinë. Komisioni në rekomandimet e tij kishte përmendur faktin e kontrollit të drejtësisë nga shumica parlamentare, nëse do të shkelej në këto rrugë siç ka ndodhur. Shenja të çregullimit i dha kryeministri, duke u larguar nga salla, kur fjalën e kishte kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj, e cila nuk la pa kujtuar moszbatim nga mazhoranca të vendimeve të Gjykatës së drejtuar prej saj. Teksti e konteksti shkonin dukshëm për vendimin për deputeten Olta Xhaçka, apo edhe Teatrin Kombëtar, e vendime jo të pakta të...