AKU gjobit dy subjekte në Tiranë

AKU gjobit dy subjekte në Tiranë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në vijim të transparencës dhe informimit të publikut, bën me dije se trupat inspektuese të Drejtorisë Rajonale Tiranë kanë ushtruar kontrolle në subjekte që tregtojnë Produkte për Mbrojtjen e Bimëve( PMB )në qarkun e Tiranës. Gjatë ushtrimit të kontrolleve në 18 subjekte, janë vendosur në 7 subjekte masa administrative me “paralajmërim” dhe në dy subjekte janë vendosur masa administrative me “gjobë”. Në njërin nga subjektet për tregtim produkti PMB të paregjistruar në RSH, u mor masë edhe në bllokimin e produktit, ndërsa në subjektin tjetër për tregtim të PMB-ve pa licencë. U vendos masë në bllokimin e aktivitetit, deri në pajisjen e tij me licencë.