Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Nga 1 nëntori, makinat elektrike do ta paguajnë më shtrenjtë çmimin e energjisë elektrike
Ata që kanë një makinë elektrike do të paguajnë më shumë për çmimin e energjisë që përdorin për karkimin e tyre. Vendimi është marrë nga Enti Rregullator i Energjisë ku u caktua që çmimi i ri që do të paguhet nga 1 nëntori të jetë 22 lekë për kilovat nga 14 lekë që ishte më herët. Ç mimi i shitjes së energjisë elektrike për karikimin e makinave elektrike stacionet e karikimit do të jetë 25.3 lekë. “U miratua çmimi i shitjes së energjisë elektrike prej 22 lekë/kwh si dhe 25.3 lekë/kwh orar pik për karikimin e makinave elektrike në pikat/stacionet e karikimit me fuqi të instaluar mbi 11kw të lidhura në nivelin e tensionit 0.4kV, që do të aplikohet nga data 1 nëntor 2025. Fashat...