Transportonin lëndë narkotike dhe armë të ftohtë, arrestohen të rinj në Lezhë

Transportonin lëndë narkotike dhe armë të ftohtë, arrestohen të rinj në Lezhë

Tre të rinj janë arrestuar dhe një i mitur është vënë nën hetim në Lezhë, pasi u kapën duke transportuar lëndë narkotike dhe armë të ftohtë, si dhe tentuan t’i shmangen kontrollit të policisë. Sipas njoftimit të bluve, Marsel Margjoni, Henri Ismaili dhe Pietro Gega u ndaluan nga policia në aksin “Shëngjin-Kune”, teksa udhëtonin me një automjet tip “Benz”. Pas ndjekjes disa minutëshe, mjeti u ndalua dhe gjatë kontrollit u gjetën sasi të dyshuara kokaine dhe kanabisi, si dhe një thikë. Policia bëri gjithashtu të ditur se gjatë kontrollit në banesën e Pietro Gegës, 26 vjeç, me precedent penal në fushën e narkotikëve, u sekuestruan 60 fishekë pistolete. Hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. “U arrestuan në flagrancë shtetasit M....